Surprise Me!

Ora News - Ulen me 4.2% investimet e huaja direkte

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Investimet e huaja direkte kanë pësuar një rënie me rreth 4.2% në nëntë muajt e parë të këtij viti ndërsa në tre muajt e fundit shifra e investimeve është e njëjtë me atë të një viti më parë.Gjatë periudhës korrik ?shtator në Shqipëri janë investuar 299 milionë euro në sektorin e energjitikës dhe hidrokarbureve.Rënia e investimeve është një rrezik për rritjen ekonomike ndërsa FMN e rishikoi me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2018.

Investimet e huaja direkte janë ulur gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë të publikuara në bilancin e pagesave tregojnë se në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend pati rënie të investimeve me 4,2%.

Ndërkohë gjatë tre muajve të fundit niveli i investimeve të huaja ka qenë i njëjtë me atë të së njëjtës periudhë të një viti më parë. Fluksi i investimeve të huaja direkte shënoi 299 milionë euro, duke ruajtur nivelin e një viti më parë gjatë periudhës korrik-shtator. Investimet në sektorin e energjisë mbajnë peshën kryesore në investime dhe sipas të dhënave në sektorin e energjitikës janë përqëndruar (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%).

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulen-me-42-investimet-e-huaja-direkte

Buy Now on CodeCanyon